Modriç shtyn zërat e largimit, “Topi i Artë” merr vendimin për të ardhmen e tij

“Topi i Artë” do të mbetet në Madrid. Luka Modriç sipas asaj që raporton gazeta “Marca” ësht shumë pranë Realit, pasi ka arritur marrëveshjen për të zgjatur deri më 30 qershor 2021 kontratën që e lidh me “Los Blancos”.

Modriç u transferua te Reali në vitin 2012, ndërsa ishte një dëshirë nga ana e trajnerit Hoze Murinjo që në atë periudhë ishte në krye të galaktikëve. Ndërkohë, sezoni i kaluar ishte një nga më të mirët në karrierën e mesfushorit teksa arriti të shpallej kampion i Europës me Realin, ndërsa në Botërorin e Rusisë udhëhoqi Kroacinë drejt finales por pa arritur te trofeu.

Sa i përket çmimeve personale, Modriç u shpall si lojtari më i mirë i Botërorit, triumfoi në çmimin ” The Best” nga FIFA ndërsa gjithçka kulmoi me çmimin e “Topit të Artë” për sezonin 2018, teksa i dha fund dominimit të Mesit dhe Ronaldos që zgjaste për 10 vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së fundmi zërat për një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabeu” të 33-vjeçarit ishin shtuar ndjeshëm pasi Interi e kishte shndëruar Modriçin në objektivin kryesor të merkatos, megjithatë në fund zgjedhja e parë e mesfushorit ishte qëndrimi te Real Madrid.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?