Moggi: Kampionati italian i vdekur, ja pse e largova Ancelottin nga Juvja

Luciano Moggi, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Radio Marte” ka folur për momentin që po kalon Napoli i Carlo Ancelotti-t dhe për Juventusin.

“Napoli po luan shumë mirë, por nuk fiton ndeshjet që duhen fituar siç bën Juventusit. Dje për shembull Napoli ka dhuruar spektakël ndaj Parmës, ndërkohë që bardhezinjtë pa asnjë spektakël ndaj Bolognës. Kampionati është i vdekur, sepse të tjerët nuk bëjnë atë që duhet bërë. Mbeta shumë entuziast nga ndeshja e Napolit ndaj Parmës sepse mund të shënonte më shumë dhe Milik po bën paraqitje shumë të mira.

Napoli mund të aspirojë për më shumë për gjëra të ndryshme. Në Torino e bëjnë dramë edhe për një barazim, ndërkohë që në Napoli mjafton që të mos humbasësh. Zielinski ka shpërthyer tani që Hamsik u largua. Ancelotti mu duk simpatik, por unë e largova nga Juventus sepse nuk ishte shumë simpatikë për tifozët”, deklaroi Moggi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?