Moggi: Pankina e Juves? Kujdes Jurgen Klopp!

“Më surprizon në një farë mënyrë ardhja e tij te Juvja”. Kështu është shprehur Luciano Moggi në një event të organizuar në Napoli. Ish-drejtori sportiv i bardhezinjve ka analizuar emrat e mundshëm që mund të marrin drejtimin e “Zonjë së Vjetër”.

 

“Në këtë pikë nuk mund të flasë, por Sarri nuk është kandidati i vetëm. Është edhe një për të cilin nuk është folur shumë, Jurgen Klopp. Kemi dëgjuar të flitet për Sarrin, Pochettinon dhe Klopp. E vërteta- shpjegon Moggi – me shumë mundësi Juventusi largoi Allegrin sepse nuk arrin një marrëveshje për blerjet në të ardhmen. Nuk është arritur një marrëveshje për rinovim, edhe pse fitoi 5 kampionate radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mos luash mirë, por të fitosh janë dy gjera të ndryshme. Juventus ka futbollistë me karakteristika për të fituar me lojë ndeshjet. Futbollistë që dërgojnë topin 30-40 metra nuk janë të duhurit për Sarrin. Juventus është e ndërtuar me lojtarë që mund të shënojnë në çdo moment”, deklaroi Moggi për mediat italiane. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?