Momenti i së vërtetës, Apolonia: Gati për t’i bërë “gjëmën” Teutës në Durrës!

Apolonia ka arritur të ringrihet duke forcuar ndjeshëm bindjen e saj se mund të qëndrojë në Kategorinë Superiore. Vetëm një pikë larg Teutës, kjo e djelë do të jetë vendimtare. Apolonia do të ndeshet me “djemtë e detit”, në “Niko Dovana”, në një përballje për jetë a vdekje. Fierakët në rast fitoreje do të parakalojnë Teutën, në rast humbje bien në një kategori më poshtë dhe në rast barazimi, duhet të presin edhe rezultatet e ndeshjes së fundit. Trajneri Artan Mërgjyshi përveç optimizmit, ktheu në skuadër edhe shpresën, pas pjesës së dytë të këtij sezoni. Nga pozitat pothuajse të ngjashme me Elbasanin disa javë më parë, Apolonia para një ndeshje përballë rivalit direkt, Teutës, kërkon një rezultat mbijetese. Trajneri kryeqytetas e pranon së sfida e “Niko Dovanas” do të heqë shumë pikëpyetje. -“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe besoj se me 90% do të vendosë nëse qëndrojmë apo biem nga kategoria. Nëse fitojmë mund ta konsiderojmë veten të shpëtuar, ndërsa me një barazim të mundshëm gjithçka mund të vendoset në javën e fundit”.

Gjithsesi, Mërgjyshi kërkon të ulë tensionin te djemtë e tij duke e cilësuar këtë si një ndeshje të radhës edhe pse për Apoloninë është një finale. Mërgjyshi e pranon gjithashtu se në momentin kur mori drejtimin e Apolonisë, skepticizmi në ambjent ishte i madh. – “Kur mora drejtimin e skuadrës nuk e njihja grupin por me merkaton e bërë dhe lojën që filloi të tregonte skuadra arritëm të thyenim shumë paragjykime dhe rezultatet filluan të vinin”.

Trajneri 47-vjeçar tiranas shton më tej se skuadra e tij e ka në dorë fatin e saj dhe në këtë aspekt nuk duhet të shpresojë nga dhuratat e ekipeve të tjera, prandaj ai thekson se ky fakt e ka bërë të paparashikueshme situatën. Në javën e fundit, Apolonia do të presë në shtëpi Laçin, ndërsa Teuta udhëton në transfertën e Tiranës që kërkon me çdo kusht Europën. – “Kampionati është në një fazë shumë të çuditshme dhe interesante dhe për këtë meritë kemi edhe ne. Çdo skuadër luan fatet e veta dhe nuk ka shanse për tolerime”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Supersfida e mbijetesës Teuta-Apolonia, e parafundit e këtij sezoni, do të luhet të dielën në orën 17:00 në “Niko Dovana”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?