Morata harron Juventusin: Do të festoj nëse do t’u shënoj

Alvaro Morata u transferua këtë janar te Atletico Madrid nga Chelsea. Pasi sfidoi Real Madridin, ai do të ketë përballë edhe një tjetër ish-skuadër ku ka luajtur një pjesë të mirë të karrierës së tij Juventusin. Të mërkurën në mbrëmje, sulmuesi do të zbresë në fushë ndaj ish-shokëve të tij, por ai ka thënë se do të festojë.

“Nëse shënoj, do të jetë goli im i parë me fanellën e Atletico, ndaj do të festoj. Shpresoj shumë që të shënoj para tifozëve, për ta festuar së bashku këtë gol. Në shkallët e stadiumit shoh po të njëjtën tifozeri që lashë edhe kur ika shumë i ri që këtej, ndaj dua t’i përshëndes me një gol.

Për mua ka qenë një ëndërr të luaja me fanellën e klubit ku jam rritur dhe tani dua t’i falënderoj të gjithë duke shënuar sa më shumë. Duke nisur nga kjo sfidë. Ata kanë Cristiano Ronaldo, ne kemi Griezmann, ndaj nuk ka favoritë”, u shpreh Morata. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?