Mourinho analizon derbin Milan-Inter, ja kë sheh si favorit strategu zikaltër

Këtë fundjavë do të luhet derbi i Madoninës, i cili premton spektakël të premten në mbrëmje. Në një intervistë për “Russia Today”, Jose Mourinho ka analizuar këtë ndeshje.

“Në fundjavë është derbi i Milanos. Milan-Inter ose Inter-Milan nuk ka ndryshim, është gjithmonë i njëjti stadium, por tifozët e Milanit do të jenë më shumë se ato të Interit këtë radhë.

Është e rëndësishme jo vetëm për shkak se është një derbi, por edhe për katër vendet e para. Juventus është shumë larg, Interi e nisi në fillim te sezonit me qëllim të përfundojë sa më të lart që është e mundur, por tani po luftojnë për të mbajtur pozicionin e katërt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milan është përmirësuar shumë gjatë sezonit dhe tani është në vend të tretë, por Interi është i katërti dhe Roma e pesta, ata janë të gjithë një pikë larg. Vetëm Napoli është i sigurt, ky derbi do të jetë i rëndësishëm sepse do të thotë shumë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Për kë bën tifozllik Mourinho? (qesh) “Vërtetë pyesni për këtë? Natyrisht për sluadrën zikaltër të Milanos”, tha Mourinho për “Russia Today”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?