Mourinho e nis me spektakël te Tottenham, fiton lehtësisht në transfertë (VIDEO)
Jose Mourinho e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e re te Tottenham. “Spursat” fituan 3-2 në transfertën e vështirë ndaj West Ham.
Son zhbllokoi ndeshjen në minutën e 36-të me një lëvizje të bukur brenda zonës. Dy minuta nga fundi i pjesës së parë, koreani u bë sërish protagonist, duke shërbyer për Lucas Moura në zonë.
Në fillimin e pjesës së dytë Harry Kane shënoi golin e tretë me një goditje me kokë brenda zonës. Në minutën e 73-të, Michail Antonio shënoi golin e parë për ekipin e tij, ndërkohë që në shtesë Angelo Ogbonna realizoi dhe golin e dytë. Tottenham ngjitet në vendin e 6-të me 17 pikë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

