FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho “kopjon” diktatorin shqiptar, “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”

Tre pikët kundër Crystal Palace ishin të mjaftueshme që Jose Mourinho dhe djemtë e tij të nisin festën për titullin e pestë kampion në historinë e Chelsea. Paraprakisht portugezi kishte pohuar se skuadra e tij është më shumë strategjike sesa artistike, por kurrsesi nuk mund ta pranojë se është e mërzitshme. Mllefin Mourinho e ka me kritikët, të cilëve gjen rastin t’u kthejë reston edhe pse është kohë feste, duke përdoruar një shprehje që ishte e njohur gjatë regjimit të kaluar teksa diktatori Hoxha e përdorte shpesh për “armiqtë e popullit dhe të Partisë”.

“Bëjmë gjithçka që duhet dhe ashtu si duhet, prandaj e meritojmë të jemi kampionë dhe unë besoj se të gjithë e kuptojnë këtë. Për ata që kanë kokë të madhe e që thonë se ne nuk e meritojmë, në vendin tim ne themi: Qentë le të lehin dhe karvani të shkojë përpara. Është shumë e lehtë të bësh analistin sepse si analist t’i mund të fitosh çdo ndeshje”.  Nëse “Special One” e ka inatin me kritikët, kapiteni John Terry e ka personalisht me Rafa Benitez, i cili e drejtoi Chelsea-n përkohësisht 2 sezone më parë. – “Dikush ka thënë se unë nuk mund të luaja dy herë në javë. E di mirë ai njeri se kush është. I kam treguar atij se ka gabuar dhe se unë vazhdoj të luftoj. Madje ndihem shumë mirë dhe në formë”.

Me rikthimin e Mourinhos, në sezonin e tij të dytë, Chelsea ka fituar veç kampionatit edhe trofeun e Capital One Cup, ndërsa për portugezin koleksioni i titujve arriti shifrën 22.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?