Mourinho mbetet pa patentë, për 6 muaj
Mourinhos i heqin patentën. Trajneri i Chelsea është privuar për 6 muaj nga leja e drejtimit të makinës në Angli si dhe është ndëshkuar me njtë gjobtë prej 910 Paund rreth 1250 Euro. Motivi i policisë angleze për këtë ndëshkim në drejtim të Special One është i thjeshtë. Në Shtator të 2014 Mourinho është kapur duke i dhënë makinës mbi shpejtësinë e lejuar në Esher konte e Surrey që ndodhet në periferinë Londrës. Sipas “Daily Mirror”, Mourinho po e drejtonte Jaguarin e tij me 97 km në orë, 17 km më teptër nga limiti prej 80 km në orë.
Në karrierën si trajner Mourinho është mësuar të ecë shpejtë pasi në moshën 40-vjecare u shpall kampion i Portugalisë, kur ishte 41 vjec fitoi Championsin ndërsa 47-vjecar arriti suksesin historik të triumfit të trefishtë me Interin. Gjithsesi për sa i përket drejtimit të makinës nuk vlen e njtëjta gjtë si me sukseset e karrierës pasi ntë ktëtë aspekt duhet ta paguajtë nxitimin e tepruar duke u privuar nga e drejta për ti dhënë makinës deri ntë Dhjetorin e ardhshëm. Fama nuk e ka ndihmuar qtë policët të mbyllin një sy, në fund të fundit para ligjit janë të gjithtë të barabartë.
KOHA JONË SONDAZH

