Mourinho mendon largimin nga Roma, shfaqet hipoteza e rikthimit tek Interi
E ardhmja e Jose Mourinho është kthyer në temën e ditës në Itali. “Special One” ka ende edhe një vit e disa muaj kontratë me verdhekuqtë. Megjithatë, situata nuk është aspak e qetë.
Tensioni ekziston dhe kjo u konfirmua nga vetë trajneri, i cili la të kuptohej se pret një telefonatë nga drejtuesit për të biseduar rreth së ardhmes së ekipit dhe trajnerit.
Disa skuadra po e monitorojnë me kujdes situatën, nëse Mourinho do të lirohet nga kontrata përpara qershorit të vitit 2024. Një prej tyre është edhe Interi.
Sipas mediave italiane, zikaltërit joshen nga ideja që ta kthejnë portugezin në Milano. Hipoteza është pak e nxituar, megjithatë pronarët e klubit dhe Marotta po shfaqin vëmendje të veçantë për zhvillimet te Roma.
Në të ardhmen e trajnerit nuk përjashtohet as mundësia e rikthimit në Premier League, aty ku Chelsea po vuan me trajnerin Graham Potter. Edhe Reali i Madridit po studion situatën, duke e cilësuar Mourinho-n si pasardhësin e Ancelottit. Një alternativë vlerësohet edhe Paris Saint German që po vuan me trajnerin Galtier.
KOHA JONË SONDAZH

