Mourinho “rrjep” edhe United, u merr 20 milionë sterlina për shkarkimin

Duhet të mendohesh mirë para se të punësosh Mourinho. Ky është mësimi që kanë marr Chelsea, Real Madrid dhe Manchester United nga Jose Mourinho.

20 milionë sterlina është shifra e frikshme që “Djajtë e Kuq” kanë paguar për shkarkimin nga puna të portugezit, pas humbjes 3-1 në muajin dhjetor i ka kushtuar vërtetë shumë klubit nga Old Trafford i cili ka dëmshpërblyer Mourinhon për prishjen e parakohshme të kontratës e cila skadonte në verën e vitit 2020.

19,6 milionë euro kanë përfituar Special One dhe ndihmësit e tij pas largimit nga Manchester United dhe ishte vetë klubi anglez që e bëri publike diçka të tillë. Në një buletin të shkurtër financiar, Manchester United bën me dije: “Shpenzimet e jashtëzakonshme për tremujorin e katërt të vitit 2018 ishin 19.6 milionë stërlina, lidhur me kompensimin e ish-trajnerit dhe disa pjesëtarëve të stafit stërvitor për humbjen e punës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?