Mourinho-s i afrohet rinovimi deri më 2019, kontrata e re 41 mln Euro
E ardhmja e Jose Mourinhos do të jetë te Chelsea të paktën edhe për disa vite. Trajneri portugez shumë shpejtë do të firmosë një kontratë të re që do ta lidhë me Blutë e Londrës deri në 30 Qershor të vitit 2019. Sipas asaj që raporton Daily Mail nga marrëveshja e re Special One pritet të përfitojë 30 milionë paund për 4 vjet rreth 41 milionë Euro. 52-vjecari luzitan po kalon momente fantastike te Chelsea. Në sezonin e fundit ai fitoi 2 trofe me klubin londinez dhe presidenti i bluve rusi Roman Abramovich dëshiron ta mbajë sa më gjatë Mourinhon në Stamford Bridge. Firma mbi kontratën e re e ish trajnerit të Realit të Madridit me kampionët e Anglisë është vetëm cështje kohe, dhe në këtë mënyrë të gjitha klubeve të interesuara për të marrë shërbimet e Mourinhos nuk u mbetet gjë tjetër vecse të shikojnë për alterantiva të tjera. Bisedimet mes palëvëe janë një stad shumë të avancuar dhe në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet gjithcka. Që pas shkarkimit të tij nga Chelsea në vitin 2007 raportet e Special One me drejtuesit e klubit janë më të mira se kurrë dhe kjo është një tjetër arsye që portugezi dëshiron të qëndrojë gjatë në Stamford Bridge. Sezoni që sapo lamë pas rezultoi thjeshtë fantastik për 52-vjecarin në krye të bluve, me Mourinhon që fitoi fillimisht Capital One Cup për ta mbyllur me titullin e Premier Leagues, që ishte qershia mbi tortë pasi për më tepër një trofe i tillë i mungonte Chelsea-it që nga viti 2010.
KOHA JONË SONDAZH

