FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho tremb Romën, kërkon Dzekon që në janar te Tottenham

Roma mund të humbasë Dzekon që nga janari. Nuk bëhet fjalë për Interin, që e kërkoi me ngulm në verë, por boshnjaku tashmë ka tërhequr edhe vëmendjen e Jose Mourinhos. “Special One” e cilëson si sulmuesin e duhur për të zëvendësuar Harry Kane, i cili nuk mund të luajë në çdo ndeshje duke parë kalendarin e ngjeshur.

 

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Mourinho ka dërguar vëzhgues në Itali për ta ndjekur nga afër sulmuesin. Në fakt Dzeko ishte pranë rikthimit në Premier League edhe dy sezone më parë, kur e kërkoi me ngulm Antonio Conte tek Chelsea, por atëherë dështoi kalimi te Blutë e Londrës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?