Mungesa e një bomberi, Manchester United kërkon golashënuesin italian

Manchester United këtë sezon vuajti mungesën e një bomberi në krye të sulmit teksa la Lukakun të shkojë drejt Interit, por tashmë kërkon në Itali një bomber për të zëvendësuar mungesën.

Cior Immobile është emri i preferuar i djajve i cili ka disa sezone që po shkëlqen tek Lazio teksa aventurat jashtë Italisë nuk i kanë lënë shije të mirë.

Por Manchester United që këtë vit nuk mundi të natyralizojë as Rashford, as Martial në rolin e sulmuesit kyç, por i ka varrur shpresat tek golat e një mesfushori me tipare sulmuese si Bruno Fernandes, është gati t’i japë italianit 7 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Immobile po çmend Italinë me golat e tij tashmë prej disa vitesh me Lazio-in, teksa tek Dortmund në Gjermani apo tek Sevilla në Spanjë thuajse dështoi.
Ai këtë vit është në luftë për këpucën e artë ‘kokë më kokë’ me Ronaldon dhe tashmë varren golat që do të shënojnë të dy në ndeshjet e fundit të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?