FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Muriqi transferohet te Fenerbahçe, prezantimi është spektakolar (VIDEO)

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është prezantuar tek ekipi i i Fenerbahçes. Pas një supe sezoni te Rizespori, Muriqit i duhet një punë më e madhe për të treguar aftësitë e tij në krye të sulmit të Fenerbahçes.

Prezantimi Muriqit është bërë në një mënyrë krejt të veçantë dhe origjinale. Sulmuesi u shfaq në rolin e një spikeri në kanalin televiziv të Fenerbahçe ku anoncoi kronikën e radhës e cila fliste për një afrim të ri në skuadër.

“Mirëdita. Jemi me ngjarjet e ditës në edicionin qendror të lajmeve, Fillojmë lajmet me një transferim, Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i është bashkuar familjes së klubit më të madh turk, Fenerbahçe. Klubi ka nënshkruar me lojtarin kontratë katër vjeçare”, tha gjiganti kosovar, në rolin e spikerit të lajmeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kronikë shfaqej vetë sulmuesi ndërsa nënshkruante kontratën me drejtuesit e klubit turk. Sulmuesi i Kosovës do të mbajë fanelën me numër 94 te Fenerbahçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?