Mustedanagic: Shqipëria ka shumë talente, por nuk duhet t’i humbasim rrugës

Departamenti i Futbollit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar mbledhjen e parë për këtë vit me trajnerët e ekipeve Kombëtare rajonale si edhe përfaqësuesit e Zyrave Rajonale.

Drejtori teknik Dzemal Mustedanagic, i shoqëruar nga specialistët e Sektorit të Ekipeve Kombëtare, i ka shpjeguar trajnerëve në detaje strategjinë e re dhe në të njëjtën kohë janë analizuar në detaje të gjitha zhvillimet e fundit nga grumbullimet dhe testimet që janë kryer në të gjithë Shqipërinë.

“Duhet të punojmë me seriozitet dhe bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin. Të gjithë trajnerët janë njohur me strategjinë e re që ne po implementojmë dhe jam shumë i kënaqur nga kjo fazë e parë grumbullimesh që kemi zhvilluar në të gjithë Zyrat Rajonale. Trajnerët e klubeve, ne dhe stafet rajonale duhet të punojnë në një linjë. Kur ne jemi në rrugën e duhur edhe ata janë në rrugën e duhur. Shqipëria ka talente dhe ne synojmë rritjen e elementëve brenda Shqipërisë, të zbulojmë lojtarë të talentuar, të punojmë fort me ta dhe ti hapim rrugën për në Kombëtaren A. Synojmë të rrisim numrin e lojtarëve nga ekipet shqiptare në Kombëtare. Nuk duhet të shikojmë moshën tek lojtarët, të grumbullojmë edhe lojtarë më të rinj se mosha e lejuar”, është shprehur Mustedanagic, përpara se të ndalej te një këshillë e rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk duhet të humbasim kurrë talente rrugës, nëpërmjet punës së mirë dhe të vazhdueshme duhet ti ndjekim çdo ditë, çdo muaj dhe çdo vit fazat e tyre të rritjes. Ne do ti shikojmë lojtarët pesë herë më shumë sesa i kemi parë deri më tani”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mustedanagic në fund ka kërkuar që stafet kuqezi të këshillojnë trajnerët e lojtarëve në klubet ku luajnë për mangësitë e tyre dhe të punojnë individualisht me ta.

“Ka probleme me teknikën bazë, duhet ti orientojmë trajnerët që të fillohet që në moshën 8 vjeçare. Pa teknikën bazë nuk ka më stërvitje tekniko-taktike. Të evidentojmë defektet e një lojtari dhe ti këshillojmë trajnerëve të tyre sesi duhet të punojnë me ta individualisht për ti përmirësuar maksimalisht”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?