Naingolan: Femrat më duan, e vështirë t’u rezistosh

Razha Naingolan vazhdon që të tërheqë vëmendjen me deklaratat e tij. Pas mos grumbullimit për në Kupën e Botës nga Belgjika, mesfushori i Romës këtë herë ka tërhequr vëmendjen me rrëfimin për efektin që ai ka te femrat.

“Femrat më duan dhe shpesh ma përplasin në fytyrë gatishmërinë e tyre. Ato shpesh më afrohen dhe në disa raste është e vështirë që t’i refuzosh. Unë e di që jam i martuar dhe nuk po them se jam engjëll. E vetmja gjë me rëndësi është që asgjë nuk duhet që të bëhet publike.

Ka shumë homoseksualë në botën futbollit, por nuk e tregojnë se kanë turp. Në këtë botë do të ishe i mbaruar, sepse futbolli njihet për gratë e bukura”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të ardhmen dua të dal nga bota e futbollit. Nuk dua të bëj as analistin dhe as menaxherin e ekipit. Mjafton vetëm që të dal nga kjo botë”, deklaroi lojtari belg në emisionin televiziv Gert Late Night.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?