FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli dhe Chelsea fitojnë dhe hipotekojnë kualifikimin në Europa League (VIDEO)

Napoli ka hedhur një hap drejt kualifikimit për në çerekfinalet e Europa League. Skuadra e Ancelotti ka fituar pastër 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Salzburg. Të kaltrit gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 10-të me Milik, i cili me një veprim të bukur në zonë arrin të shënojë.

8 minuta më pas Fabian Ruiz realizoi me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës. Në fillimin e pjesës së dytë, Napoli gjeti golin e tretë, teksa këtë herë u bë protagonist Onguene, i cili e dërgoi topin në portën e tij. Hysaj ishte në fushë për 90 minuta duke bërë një paraqitje shumë të mirë në krahun e djathtë.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Desktop Reklama

Një hap drejt kualifikimit bëri edhe Chelsea, që triumfoi gjithashtu 3-0 ndaj Dinamos së Kievit. Pedro zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të, ndërkohë që në të 65-n, Willian ekzekutoi me mjeshtëri një goditje dënimi duke e dërguar topin në trekëndësh. Në fundin e kohës së rregullt talenti Hudson-Odoi vendosi emrin në listën e golashënuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Valencia ndërkohë fitoi 2-1 ndaj Krasnodar, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit. Rodrigo Moreno shënoi dy gola brenda 12 minutash në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën Claesson, shënoi një gol që i jep shumë shpresë ekipit rus. /R.Lika-Koha Jone/

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?