Napoli dhe Lazio, betejë për Elseid Hysaj

Duket se Elseid Hysaj do të jetë ylli i merkatos verore sa u përket legjionarëve shqiptarë. Mbrojtësi shkodran po kërkohet nga disa ekipe, ku sidomos Napoli dhe Lazio kanë hyrë në një garë për të, duke rritur edhe ofertat.
Tabloidi “tuttomercatoëeb.com”, në një artikull referuar lojtarit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, bën me dije se Lazio i është rikthyer dëshirës për ta patur në skuadër. Njoftohet se presidenti i Napolit, De Laurentis, ofron 11 milionë euro për Mirko Valdifiorin dhe Hysajn. Nga të cilat 8 milionë shkojnë për Valdifiorin dhe pjesa e mbetur për shqiptarin.

 Menjëherë Lazio dhe Fiorentina janë hedhur në tratativa për të rrëmbyer mbrojtësin e krahut të djathtë që mbylli sezonin me Empolin. Gjasat janë të shkojë në kryeqytet, pasi lacialët kanë ofruar më shumë para për shërbimet e tij.

Pas interesimit në sezonin e shkuar, Lazio është gati të nisë tratativat për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i datëlindjes 1994, që mbylli sezonin me Empolin, është i konfirmuar se do të qëndrojë këtë vit në Serie A, pasi një shtysë më tepër është trajneri Sarri. Sipas asaj që referon ‘lalaziosiamonoi.it’, lojtari është në dëshirat e Napolit dhe të Fiorentinës”, publikon tabloidi “tuttomercatoëeb.com”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?