FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli “dorëzohet” dhe ul çmimin e Hysajt, Atletico gati të përfitojë

Elseid Hysaj i është bashkuar skuadrës së Napolit nga dita e djeshme në përgatitjet për sezonin e ri, por e ardhmja e tij nuk do të jetë më te të kaltrit. Mbrojtësi i kombëtares sonë është i destinuar që të largohet, teksa gazeta “Corriere del Mezzogiorno” raporton se De Laurentiis ka vendosur që të ulë çmimin e tij.

 

“Hysaj është drejt largimit. Kontaktet janë të shpeshta me Atletico Madridin, që e konsideron një alternativë të mirë në krahun e djathtë. Negociatat mund të përshpejtohen javën e ardhshme, teksa Napoli ka pranuar që të ketë ulje të vlerës së kartonit në 15 milionë euro. Los Colchoneros ndërkohë mund të përfshijnë edhe bonuse”, shkruan gazeta italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diego Simeone kërkon një tjetër për krahun e djathtë pasi për momentin ka në dispozicion vetëm Arias, i cili nuk mund të përballojë i vetëm tri kompeticione. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?