Napoli e ka seriozisht për Rashicën, ja oferta e parë e De Laurentiis

Milot Rashica ka përfunduar sërish në orbitën e skuadrave italiane. Sipas medieve italiane për sulmuesin e Werder Bremenit interesohen Napoli dhe Milan. Në pritje të zgjidhjes së të ardhmes në Champions, klubi napolitan duhet të zgjidhe edhe problemet e brendshme që nuk kanë të bëjnë me futbollin, çka ka ndikuar në uljen e rendimentit.

 

Drejtuesit e skuadrës nga jugu i Italisë kanë nisur të studiojnë alternativat që u ofron merkatoja që në dritaren e janarit. “Corriere dello Sport” shkruan se Milot Rashica, autor i 8 golave në këtë sezon me Werder-in në Bundesligë është objektiv i presidentit De Laurentiis. Në fakt, drejtori sportiv Giuntoli, e ndjek lojtarin e datëlindjes 1996 që kur luante me Vitessen në Eredivisie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli ka në plan të ofrojë Amin Younes për të bindur drejtuesit e klubit gjerman për Rashicën. Sigurisht që Napoli duhet të shtojë edhe një shumë parash për “yllin” e Kosovës, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?