Napoli fiton me lehtësi ndaj Torinos dhe arratiset në krye të renditjes (VIDEO)
Napoli nis të arratiset në krye të renditjes në Seria A. Skuadra e Spalletit vijon formën fantastike duke marrë një fitore 3-1 në shtëpi ndaj Torinos.
Të Kaltrit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë. Anguissa shënoi dy herë ne harkun e 12 minutave të para, pas asistove të marra nga Mario Rui dhe Mateo Politano. Në minutën e 37-të, Kvaratkhelia do të realizonte dhe golin e tretë për napolitanët.
Sanabria provoi të rihapte ndeshjen me një gol të shënuara para hyrjes në dhomat e zhveshjes, por në pjesën e dytë asgjë nuk do të ndryshonte. Napoli me këtë fitore ngjitet në krye me 20 pikë pas 8 javëve të para. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

