FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli fiton me vuajtje ndaj Veronës, Hysaj mund në derbi Kumbullën (VIDEO)

Napoli ka fituar me vuajtje ndaj Veronës me rezultatin 0-2 në transfertë. Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani kanë humbur derbin e tyre të shqiptarëve kundër Elseid Hysajt dhe për fatin e mirë të gjithë luajtën si titullar.

Pjesa e parë u mbyll më mirë për miqtë që gjetën golin me anë të Milik. Sulmuesi shënoi me kokë në minutën e 38-të pas një vendosjeje të gabuar të mbrojtjes. Milik fluturoi mbi të gjithë dhe arriti të mposhte portierin vendas.

Pjesa e dytë pa Veronën më të rrezikshme, por që nuk gjeti golin e barazimit. Kur mendohej se vendasit mund të shënonin është Napoli i Gattusos që gjen golin e sigurisë. Lozano i shmanget mbulimit të Rrahmanit dhe gjen rrjetën në fundin e kohë së rregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?