Napoli fiton pastër ndaj Frankfurtit dhe hipotekon kualifikimin (VIDEO)
Napoli vijon formën fantastike edhe në Champions League, duke marrë një fitore të pastër 0-2 në fushën e Eintrachtit të Frankfurtit. Kryesuesit e Serisë A treguan se nuk është rastësi që po dominojnë elitën e futbollit italian.
Kvaratskhelia humbi një 11-metërsh në pjesën e parë, gjithsesi Napoli shkoi në pushimin mes pjesëve në epërsinë e një goli falë rrjetës së Osimhen.
Gjithçka u bë më e lehtë për Napolin kur Kolo Muani la skuadrën e tij me 10 lojtarë. Di Lorenzo shënoi golin e dytë për napolitanët në minutën e 65-të, duke mbyllur përfundimisht sfidën dhe hipotekuar kualifikimin.
KOHA JONË SONDAZH

