Napoli hipotekon kualifikimin, por talenti i Kosovës u shënon gol me “Panenka” (VIDEO)

Napoli ka hipotekuar kualifikimin në 1/8-at e Europa League, teksa ka triumfuar lehtësisht 3-1 që në ndeshjen e parë ndaj Zurich. Të kaltrit kaluan në avantazh që në minutën e 11-të. Milik përfitoi nga një gabim i portierit Brecher, duke i dhënë mundësinë Insignes që të realizonte me portën e boshatisur.

10 minuta më pas Callejon do të dyfishonte shifrat, ndërkohë që në minutën e 77-të Zielinski dërgoi për herë të tretë sferën në rrjetë. Vendasit shkurtuan shifrat me futbollistin e Kosovës, Kololli nga pika e bardhë. Hysaj ndërkohë e ndoqi ndeshjen nga stoli, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një sukses të rëndësishëm në transfertë mori edhe Chelsea, që mundi 2-1 Malmon në transfertë. Barkley dhe Giroud shënuan për ekipin e Sarrit, por Christiansen rihapi ndeshjen disa minuta nga fundit. Skuadra angleze duket e sigurt për kualifikimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes spikat fitorja e Valencias 2-0 ndaj Celtic. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?