Napoli kërkon mesfushorin e Marokut që shkëlqeu në Botëror
Maroku zhvilloi një Botëror fantastik në Katar, ku për herë të parë në histori një kombëtare afrikane arriti deri në fazën gjysmë-finale, të një Kupe Bote.
Një nga futbollistët më të spikatur ishte 22-vjeçari, Azzedine Ounahi, i cili është kthyer në objektivin e shumë klubeve në Evropë. Ndër klubet është dhe Napoli, që e konsideron talentin e Angers, si një nga objektivat më të mëdhenj për sezonin e ardhshëm.
Paraqitjet në Katar e kanë bindur drejtorin sportiv të përshpejtojë duke nisur kontaktet e para konkrete me klubin francez.
KOHA JONË SONDAZH

