NASA nderon Pele-n me një foto të një galaktike me ngjyrat e Brazilit

NASA ka gjetur një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e futbollistit legjendar Pele, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së djeshme në moshën 82-vjeçare.

Agjencia hapësinore ka postuar një foto të një galaktike në Twitter, e cila mban ngjyrat e Brazilit (të verdhë dhe blu).

“Ne nderojmë ndarjen nga jeta të legjendarit Pele, i njohur për shumë si mbreti i ‘lojës së bukur’. Ky imazh tregon një galaktikë spirale në yjësinë Skulptor, e paraqitur me ngjyrat e Brazilit” , thuhet në postimin e publikuar në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?