NBA, Chicago Bulls kryeson 2-1 ndaj Cleveland Cavaliers

Chicago Bulls mposhti 99-96 Cleveland Cavaliers në gjysmëfinalen e Konferencës së Lindjes, në një ndeshje dramatike, për të marrë kryesimin 2-1 në një duel që pritet të jetë i gjatë. Gjithçka ishte barazim kur mbeteshin 3 sekonda për t’u luajtur. Por loja e Bulls duhet të nxirrte të lirë Buttler dhe mbrojtja e Cleveland kuptoi gjithçka ndaj duhej improvizuar. Rose mori topi shkoi drejt krahut u lirua nga markimi dhe synoi koshin nga distanca, një gjuajtje nga ato ku s’ka më çfarë të humbasësh, topi në tabelë dhe kosh, për të shpërthyer në delir fansat e Chicagos. Një goditje fati, ishte koshi i fundit i një ndeshje prej 30 pikësh për Rose, 24 prej të cilave të shënuara në pjesën e dytë, kampion i vërtetë! Ishte vula e një ndeshjeje spektakolare me avantazhin që ndryshoi kah plot 19 herë. Veç Rose Bulls patën edhe kontributin e zakonshëm nga Jimmy Butler që ju qep James, por ishte gjithë pesëshja e Thibodeau me Dunleave e Fgibson që meritonte lëvdatat. Ishte një ndeshje e pasur me episode si cavaliers ashtu edhe Bulls kishin avantazhin në minutën e fundit me një pikë disavantazh Lebron James gaboi pastaj dy goditje të lira të Gibson dhe një trepikësh i JR Smith, dukej se gjithçka do të shkonte në shtesë, por përfundoi më parë me koshin fantastik të Rose. Në gjysmëfinalen tjeter Los Angelos Clippers fituan 124-99 ndeshjen e tretë ndaj Hosuton për të marrë avantazhin 2-1 të serisë. Një ndeshje e madhe për Austin Rivers që më në fund del nga ijka e të atit trajner Doc Rivers me një paraqitje impresionuese në një ndeshje ku shënoi 25 pikë ndërsa shënoi 31 pikë dhe Redick që vec të tjerash bëri edhe një paraqitje të madhe në mbrojtje ndaj Harden.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?