Ndërron jetë e veja e Gianni Agnellit
Bota e biznesit italian është tronditur sot nga lajmi i ndarjes nga jeta të bashkëshortes së avokat Gianni Agnelli, ish-pronarit historik të shtëpisë automobilistike “Fiat” dhe i klubit sportiv të futbollit “Juventus”.
Marella Agnelli e cila vuante prej kohësh nga sëmundje e rëndë u nda nga jeta në moshën 92 vjeçare në banesën e saj në qytetin e Torinos.
E apasionuar pas artit modern e me profesionin stiliste pëlhurash e fotografe, Marella Agnelli më vitin 1977 vlerësohet me çmimin Oscar “Product Design Award of the Resources Council Inc”.
Marella Agnelli rridhte nga një familje aristokratike napoletane e babai i saj Filippo Caracciolo Principe di Castagneto, pas Luftës së dytë Botërore ka qënë sekretar shteti në qeverinë italiane e më pas Sekretar i Përgjithshëm në Këshillin e Europës.
Nga martesa më 1953 me biznesmenin e fuqishëm italian Gianni Agnelli patën dy fëmijë; Edoardo i cili humbi jetën tragjikisht (vetëvrasje) më vitin 2000 e Margerita. Djali i Margeritës John Alkan është sot presidenti i klubit të Juventusit.
Marella Agnelli ishte një personazh i rëndësishëm i shoqërisë së lartë italiane, pjesë e historisë së sukseshme të botës së sipërmarrjes italiane të ‘900.
KOHA JONË SONDAZH

