Ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë ish-lojtari i Juventusit
Terapitë intensivë nuk kanë dhënë efekt pozitiv për Fabian O’Neill, i cili është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Ish-mesfushori ofensiv spikati në karrirën e tij te Juventusi. Me bardhezinjtë nga Torino u shpall nënkampion në vitin 2001, ndërkohë që vitet më të bukura i kaloi në Sardenjë.
O’Neill, i cili veshi 19 herë fanellën e kombëtares së Uruguait, ndërroi jetë në Montevideo gjatë ditës së sotme.
Dy vite më parë u shtrua në spital në gjendje të rëndë si pasojë e problemeve shëndetësore në mëlçi. Sëmundja iu rikthye sërish për ta mposhtur përfundimisht.
“Talent i madh, ishte futbollisti më i fortë me të cilin jam stërvitur ndonjëherë“, është shprehur Zinedine Zidane për fantazistin latin.
KOHA JONË SONDAZH

