Ndeshje e blinduar në “Selman Stërmasi”, masa të jashtëzakonshme për derbin Tirana-Partizani
Shtohen masat e sigurisë në stadiumin “Selman Stërmasi”, për ndeshjen e rëndësishme Tirana-Partizani.
Këtë herë, vëzhgimi i impiantit ka kaluar çdo lloj parashikimi duke vendosur 30 kamera sigurie. Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në stadiumet shqiptare kanë vënë në alarm policinë dhe organizatorët e këtij takimi. Pikërisht për të evituar të papriturat dhe për të vënë më shumë element sigurie në një stadium se mendohet të jetë me tifoz janë vendosur edhe element ndihmës, duke krijuar një stadium në stilin “Big Brother”.
Por nuk ngelemi këtu. Do të jenë rreth 700 policë të cilët do të angazhohen për këtë ndeshje të rëndësishme. Ata do të kontrollojnë turmat që nga nisja e tyre. 400 policë do të jenë në gatishmëri rreth stadiumit, ndërkohë që 300 të tjerë do të ruajnë dy grupimet, si të Tiranës ashtu edhe të Partizanit. Po përveç policisë së shtetit në shkallët e stadiumit do të jenë 100 stjuardë, të cilët do të ruajnë sigurinë në shkallët e stadiumit. Të gjitha këto japin një siguri të madhe, duke menduar se është thjeshtë një ndeshje futbolli.
Çfarë energjishë për një takim që do të zgjasë vetëm 90 minuta. Gjithashtu policia ka paralajmëruar se në stadium nuk do të lejohen tifozë që do të kenë me vete sende të forta, shashka, flakadanë, kapsolla, çadra dhe çakmak, por natyrisht edhe lëndë piroteknike.
KOHA JONË SONDAZH

