FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndeshjet e denoncuara të Flamurtarit, dosja drejt mbylljes, nuk ka prova

Dy ndeshjet që janë denoncuar në prokurori nga klubi i Flamurtarit janë drejt mbylljes dhe pa nxjerrë asnjë fajtor. Flamurtari-Teuta 2-1, dhe Partizani-Flamurtari 2-1, janë  denoncuar nga vetë klubi vlonjat si të dyshimta, rezultatet e të cilave janë të manipuluara nga vetë lojtarët. Flamurtari është në pritje të vendimit të organit të akuzës për të marrë edhe masa karshi lojtarëve që dyshohet se kanë ndikuar në rezultatet dhe lojën e dy ndeshjeve tepër të përfolura. Megjithatë, pavarësisht pamjeve filmike dhe dëshmive, nuk ka prova që tregojnë se lojtarët mund të kenë qenë pjesë e një marrëveshje për fiksimin e rezultatit. Toleromi në fushë, me anë të pamjeve filmike, është i vështirë të provohet. Organi i akuzës kërkon që denoncimi të përfshijë regjistrimin e ndonjë prej lojtarëve që të kenë rënë në ujdi më parë apo së paku të ndonjë dëshmie, diçka që nuk mungon ndaj edhe dosja pritet të mbyllet pa asnjë fajtor. Edhe Etika në FSHF nuk mori masa ndëshkuese karshi ndeshjes mes Flamurtarit e Teutës dhe ka po aq pak shanse për të vepruar pas polemikave që shpërthyen mbi ndeshjen Partizani-Flamurtari.         

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?