Ndizen motorët këtë fundjavë në MotoGP, Botërori nis në Jerez
Merr fund pritja edhe në Moto GP. Pilotët kanë ndezur motorët këtë fundjavë dhe janë gati të nisin Botërorin që u pezullua për disa muaj për shkak të emergjencës së koronavirusit.
Sezoni fillon këtë të diel, nga Jerez-i, pista spanjolle e cila do të presë dy gara të njëpasnjëshme, më 19 dhe 26 korrik. Më pas, kalendari vazhdon me garat dyshe çdo muaj.
Në Austri në muajin gusht, në Mizano të Italisë në shtator dhe në dy pistat spanjolle Aragon dhe Valencia në muajin nëntor, ndërsa vendi iberik do të jetë epiqendra e garave të këtij sezoni.
Mbetet ende për t’u përcaktuar në do të zhvillohen Çmimet e Mëdha jashtë Evropës, ajo e Argjentinës, Tailandës e ajo e Malajzisë. Mark Marquez është piloti për t’u mundur, 6 herë kampion i Botës.
KOHA JONË SONDAZH

