Ndodh për herë të parë, dy kartonë të verdhë lënë jashtë Kupës së Botës Senegalin
Dy kartonë të verdhë. Vetëm kaq, asgjë më shumë, kanë mjaftuar për t’i dhënë fund aventurës së Senegalit në Kupën e Botës në Rusi. Japonia dhe Senegali mbyllën grupin me pikë të barabarta, por japonezët ishin lojtarë më të “pastër” sesa ata afrikanë dhe falë kartonëve të verdhë, e panë veten duke kaluar në turin tjetër.
Afrikanët nuk kanë arritur në fazën tjetër për shkak të një loje më të “pisët”. Situata në mbyllje të grupit ishte e tillë ku të dy skuadrat kishin nga 4 pikë, kishin golavarazhin 4-4 dhe ishin ndarë 2-2 në ndeshjen direkte mes tyre. Në këtë situatë, hynte në fuqi menjëherë rregulli i Fair Play, ai i kartonëve të verdhë të marrë në njërën ndeshje apo në tjetrën. Japonia kishte vetëm 4 lojtarë që kishin marrë të verdhë gjatë aktivitetit ndërsa Senegali kishte 6 futbollistë të ndëshkuar me të verdhë.
Japonia ka përfituar nga ky fakt për të avancuar në fazën tjetër. Kjo është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Kupën e Botës. Me eliminimin e Senegalit, Afrika mbetet papërfaqësuar në Kupën e Botës, pasi më parë ishin eliminuar matematikisht katër ekipe tjera nga ky kontinent: Tunizia, Egjipti, Maroku dhe Nigeria. /Koha Jonë/
FACT: Senegal are the first team to be eliminated at the #WorldCup by the fair play rule.
Senegal: 6 Yellow Cards
Japan: 4 Yellow Cards#Russia2018 pic.twitter.com/AqnynXOEXv— Bolarinwa Olajide (@iambolar) June 28, 2018
KOHA JONË SONDAZH

