FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndoj rikthehet nga dëmtimi dhe gjen rrugën e rrjetës te Brescia (VIDEO)

Një tjetër lajm i shkëlqyer vjen nga Italia për trajnerin e Kombëtares Edy Reja. Bëhet fjalë për Emanuele Ndoj, 24-vjeçarin mesfushor te Brescia. Një lojtar i talentuar, por që kur mendohej se mund të shkonte drejt një ekipi më të madh se ai i Serisë B ku është rritur, pësoi një dëmtim të rëndë.

Pas 21 ndeshjesh mungesë, Ndoj u rikthye në fushë dhe u shndërrua menjëherë në protagonist. I futur si zëvendësues në pjesën e dytë, Ndoj ishte autori i golit të vetëm që vulosi ndeshjen ndaj rivalëve direkt të Frosinones, në minutën e fundit të kohës shtesë.

Një gol i rëndësishëm për ekipin por edhe fundi i makthit për shqiptarin, që tani mund të shohë më qetësisht planet për të ardhmen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/i/status/1370796149704122372

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?