Ndoj shfajësohet: Gabova, por mos më fajësoni për gjëra që s’kam bërë!

Futbollisti shqiptar i Brescia-s, Emanuele Ndoj, është shfajësuar pas incidentit për shkak të shkeljes së karantinës. Lojtari u kap karabinierët dhe është denoncuar penalisht, por ai ka dhënë versionin e tij nëpërmjet një postimi të publikuar në Instagram.

“Kam gabuar. Nuk duhej të dilja nga shtëpia. Është e vërtetë. Më vjen keq dhe kërkoj falje, doja vetëm të merrja pak ajër sepse nuk dilja prej javësh, por më akuzoni vetëm për këtë. Mos më akuzoni për faje që nuk kam, sepse nuk kam vënë në rrezik asnjë, kam përshëndetur miqtë që kam takuar rastësisht, nga larg, dhe nuk kam hyrë në asnjë lokal”, ka shkruar Ndoj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?