Në Angli janë të sigurt: Zidane tek Chelsea, bashkë me Icardin
Në Angli janë të bindur se aventura e Maurizio Sarrit te skuadra e Chelsea-t do të mbyllet në fund të këtij sezoni, teksa në vendin e tij me shumë mundësi do të ulet ish-trajneri i Realit, Zinedine Zidane.
Klubi londinez mendohet se ka arritur edhe një marrëveshje paraprake, që do të hyjë në fuqi këtë verë. E përditshmja britanike raporton gjithashtu se me Zidane, drejtuesit e Chelseat po bisedojnë edhe për merkaton, duke hedhur bazat e një skuadre konkurruese për sezonin e ardhshëm, teksa gjithçka do të fillojë nga bindja e Hazard për të mbetur në Londër.
Mendohet se me Zidane, në Londër mund të transferohet edhe Isco, ndërsa për sulmin do të synohet ish kapiteni i Interit, Mauro Icardi. Mbrojtja është një tjetër repart ku Chelsea pritet të ndërhyjë gjatë verës, veçanërisht në qendër të saj, ku shpëton vetëm Rudiger.
KOHA JONË SONDAZH

