Në Argjentinë janë të bindur: Milani arrin akordin me yllin e Atleticos

Angel Correa mund të jetë blerja e radhës së Milanit. Kuqezinjtë kanë marrë premtimin nga vetë futbollisti për kalimin te ekipi italian. Sipas kanalit sportiv argjentinas “Tyc Sports”, akordi total mes palëve është arritur, ndërkohë që tashmë mbetet edhe gjetja e gjuhës së përbashkët me Atleticon. “Los Blancos” kërkojnë 50 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të tyre, ndërkohë që “Djalli” është i gatshëm për të ofruar një shifër më të ulët.

Një ndihmë për Milanin mund të japë edhe Jorge Mendes, i cili mund të punojë për të shituar Andre Silvën dhe Cutronen për të gjetur fondet e nevojshme për sulmuesin.

Javën e ardhshme pritet që të zhvillohet takimi i parë mes dy klubeve për të diskutuar për të ardhmen e Correas. Maldini dhe Massara po punojnë për t’i vendosur trajnerit Giampaolo në dispozicion një sulmues të shpejt, i cili do të formonte një dyshe fantastike me Piatek. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?