Në Francë nisin pretendimet: Goli i dytë i Messit duhet të anulohej

Shtypi francez ka kritikuar arbitrin e finales së Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës, polaku Szymon Marciniak. Sipas “L’Equipe” në uebsajtin, goli i dytë i Leo Messit në kohën shtesë, duhet të anulohet për shkak disa lojtarë nga pankina argjentinase kishin hyrë në fushë për të festuar.

Një sjellje e cila sipas rregullores, sipas gazetës sportive transalpine, duhet të sanksionohej me goditje dënimi për Francën dhe anulimin e golit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?