Në Holandë eksperimentohen 3 rregulla që mund të bëjnë revolucion në futboll

Sezoni i kaluar, në kampionatin holandez të moshës nën 23 vjeç, ekzistonte një eksperiment shumë i veçantë, duke u ndihmuar edhe nga federata. Synimi është që të përdoren rregulla të reja që mund të përfaqësojnë një revolucion për futbollin. Nuk janë rregulla të FIFA-s që mund të planifikohen që të përdoren në të ardhmen, por që mund të jenë një indicie pozitive

Këto janë tre rregullat që janë testuar në Holandë

Rivënie anësore me këmbë

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga risitë e para është rivënia anësore me këmbë në vend të duarve. Një mundësi që bëhet më interesante kur mendohet për faktin që mund të krosohet brenda zonës nga një distancë e konsiderueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mundësia për të kryer goditjen e dënimit pa pasuar te shoku i ekipit

Një tjetër eksperiment mjaft interesant është mundësia e rifillimit të lojës, pasi arbitri vërshëllen, pa patur nevojë që ta prekë një tjetër shok i skuadrës. Në këtë mënyrë goditjet e dënimit dhe ato të këndit mund të kryhen pa pasur nevojën që ta prekë dikush tjetër topin. Kjo mënyrë e re mund ta bëjë lojën më interesante dhe mbrojtjet kundërshtare do të vendosen në panik.

Ndëshkimet në kohë reale

Ky rregull në fakt përflitet prej kohësh. Në kampionatin e U-23, në vend të kartonëve të kuq, është parashikuar një stopim prej 5 minutash për lojtarët e ndëshkuar me karton të verdhë, ndërkohë që për ata që ndëshkohen me të kuq 10 minuta. Në fundin e këtij dënimi me të kuq, mund të futet në fushë një tjetër shok i skuadrës. Rregulla shumë të veçanta që vështirë se do t’i shohim ndonjëherë në kompeticione të rëndësishme, por kampionati holandez i U-23 do të hyjë në histori. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?