Në Itali e quajnë të kryer, ja kur do të zyrtarizohet Conte tek Interi

Luciano Spalletti nuk do të jetë trajner i Interit sezonin e ardhshëm, pavarësisht se fitorja dramatike ndaj Empolit u siguroi zikaltërve pjesëmarrjen në Champions.

Eksperienca e tij në krye të skuadrës zikaltër mund të konsiderohet e mbyllur.

Mbeten për t’u vendosur vetëm disa detaje të prishjes me marrëveshje të kontratës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit e Interit po përgatiten për një zyrtarizuar rrugëtimin e ri me Antiono Conten trajner.

Swiss Digital Mobile Reklama

I përket pikërisht ish-trajnerit të Juventusit, Italisë dhe Chelseat të ndërtojë në bashkëpunim me Marottën një skuadër që mund të konkurrojë me bardhezinjtë në Serinë A, të synojë Kupën e Italisë dhe të bëhet protagoniste në Europë.

Mediat italiane raportojnë  se është vetëm çështje ditësh që Conte të marrë zyrtarisht drejtimin e Interit, mund të ndodhë që të mërkurën.

Është fakt, që palët kanë rënë dakord dhe kanë mbyllur të gjitha detajet e marrëveshjes.

Trajneri nga Lecce do të ndërmarrë një udhëtim në zyrat qendrore të Suning, në Kinë, për të njohur personalisht pronarin Zhang Jindong, i cili pas fitores me Empolin deklaroi se “do të bëj më të mirën për këto ngjyra!”. Sigurisht më Antonio Conten trajner.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?