FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Itali janë të bindur, Dermaku luan në Seria A sezonin e ardhshëm

Kastriot Dermakun sezonin e ardhshëm do ta shohim në Seria A. Nuk bëhet fjalë për Kombëtaren, me të cilën është i grumbulluar për dy ndeshjet kundër Islandës dhe Moldavisë, por në rajonin emilian. Nga sa bëjnë me dije mediat pranë skuadrës së Cozencës, shqiptari ka arritur akord me Parmën për t’iu bashkuar skuadrës së Serisë A.

 

Prej kohësh, emilianët kanë qenë skuadra më e interesuar për shqiptarin duke e bindur “origjina”, e cila ka qenë vendimtare në përzgjedhjen e qendërmbrojtësit, për të cilin ka pasur interes nga disa skuadra në Serinë A, por edhe jashtë kampionatit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cozenca i premtoi deri në dyfishim të pagës për të rinovuar, por Dermaku nuk pranoi dhe tanimë do të largohet me parametra zero.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?