FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në kërkim të një ekipi të madh, Alban Meha “divorcohet” me Paderborn

Paderborni ra në një kategori më poshtë, por futbollisti i kombëtares sonë Alban Meha nuk ka dëshirë ta shoqërojë. Ai ishte pjesë e Paderborn që u ngjit sezonin e kaluar në elitën e futbollit gjerman, por pas rënies së kësaj skuadre, Meka ka vendosur të largohet.  

Bundesliga e dytë nuk i shkon përshtat mesfushorit të kombëtares shqiptare, i cili e ka marrë vendimin përfundimtar.

Specialisti i goditjeve të dënimit është shprehur për mediat gjermane se nuk do të kthehet asnjëherë në kategorinë e dytë, pasi dëshiron të luajë vetëm në elitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja e tij përcaktohet brenda dy javëve, siç edhe thotë vetë, ndërsa shanset më të mëdha janë që të mos vazhdojë as në Bundesligë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meha thotë se “ka oferta nga jashtë Gjermanisë, por nuk i bën ato me dije.”

Futbollisti shqiptar e luajti një sezon në Bundesligë, pasi arriti një kualifikim të pabesueshëm me një ekip fare modest si Paderborni.

Dëmtimet e penguan të tregonte veten, por ai shpreson që sezoni I ardhshëm të jetë me më shumë fat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?