Në mungesë të Holandës, presidenti zgjedh shqiptarët në Botëror
Presidenti Ilir Meta është një tifoz i përhershëm i Holandës, por në këtë botëror kreu i shtetit shqiptar do të bëjë tifo për Zvicrën.
Duke qenë se ekipi holandez nuk është kualifikuar, Presidenti Meta do mbështesë Zvicrën, për shkak se në kombëtaren e zvicerane bëjnë pjesë disa lojtarë shqiptarë.
Deklarata e kreut të shtetit për ekipin zviceran është bërë gjatë takimit që Presidenti zhvilloi me Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës Eric Leyvraz. “Kënaqësi takimi me Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës Eric Leyvraz. Krenar kur flet për kontributin & historitë e suksesit të Shqiptarëve në Gjenevë & gjithë Zvicrën. Mezi pres të mbështes Zvicrën në kupën e botës”, shkruan kreu i shtetit në Twitter.
Veç fakti që në ekipin zviceran luajnë jo pak shqiptarë, komuniteti shqiptar është integruar më së miri në shoqërinë zviceriane, por dhe nga akademitë sportive zviceriane Shqipërisë i vijnë dhjetëra talente që japin kontributin e tyre në kombëtaren tonë të Shqipërisë.
Kënaqësi takimi me Presidentin e Këshillit të Madh të #Gjenevës Eric Leyvraz. Krenar kur flet për kontributin & historitë e suksesit të #Shqiptarëve në Gjenevë & gjithë #Zvicrën. Mezi pres të mbështes #Zvicrën në @FIFAWorldCup @AlMissionUNGen @EmbassyBern 🇦🇱🇨🇭 pic.twitter.com/OvkscKLbO4
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) May 4, 2018
KOHA JONË SONDAZH

