Në pritje të dy finaleve, cilat janë 25 skuadrat e kualifikuara për në Champions

Nuk ka mbaruar ende edicioni aktual i Ligës së Kampionëve. Mbetet të luhet edhe finalja e 1 qershorit në “Wanda Metropolitano”, për të mësuar fituesin, që do të jetë njëra nga dy skuadrat angleze: Liverpool, ose Tottenham. Pavarësisht kësaj, tashmë janë mësuar pothuajse të gjithë pjesëmarrësit e fazës së grupeve të këtij kompeticioni për sezonin e ardhshëm. Janë skuadra që e kanë fituar këtë status për momentin, ndërkohë që mungojnë gjashtë emrat që do të dalin nga raundet e mëparshëm kualifikues, si dhe nga finalja e Ligës së Kampionëve dhe e Ligës së Europës, të cilat do të kenë përfaqësues anglezë.

Këto finale mund të ndryshojnë fotografimin momental të situatës dhe të bëjë që Olympique Lyon të luajë në fazën e grupeve, në vend të raundit të mëparshëm të Champions-it (nëse Chelsea fiton finalen në Baku), ose Arsenali të përfshihet direkt në raundin e grupeve, në rast se fiton titullin e “Europa League”. Për momentin, këto janë 24 skuadrat, që tashmë e kanë të garantuar vendin në fazën e grupeve (përbëhet nga 32 skuadra) të Ligës së Kampioneve, sezoni 2019-2020, bashkë me vazon përkatëse ku pritet të pozicionohen në hedhjen e shortit:

Spanja 
Barcelona (vazo 1) 
Real Madrid (vazo 2) 
Atlético Madrid (vazo 2) 
Valencia (vazo 3)

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjermania 
Bayern Munich (vazo 1) 
Borussia Dortmund (vazo 2) 
Bayer Leverkusen (vazo 3) 
RB Leipzig (vazo 3, ose 4)

Swiss Digital Mobile Reklama

Italia 
Juventus (vazo 1) 
Napoli (vazo 2) 
Inter (vazo 3) 
Atalanta (vazo 4) 

Anglia 
Manchester City (vazo 1) 
Liverpool (vazo 1, si fituese e Champions) 
Tottenham (vazo 1, si fituese e Champions) 
Chelsea (Vazo 1, si fituese e “Europa League”)

Franca 
PSG (vazo 1) 
Lille (vazo 4) 

Rusia 
Zenit San Petersburg (vazo 1) 
Lokomotiv Moscow (vazo 3, ose 4) 

Ukrania 
Shakhtar Donetsk (vazo 2, ose 3)

Portugalia 
Benfica (vazo 2, ose 3) 

Austria 
Red Bull Salzburg (vazo 3) 

Belgjika 
Genk (vazo 3, ose 4) 

Turqia 
Galatasaray (vazo 3, ose 4)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?