Nedim Bajrami gati largohet nga Empoli, drejt transferimit te ekipi që “shkatërroi” Milanin në fundjavë

Nedim Bajrami pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit, por mesfushori i kombëtares së Shqipërisë do të vijojë karrierën në Itali. Klubi më i interesuar për shërbimet e Bajramit është Sassuolo, teksa kanë nisur dhe tratativave.

Në fakt, nuk është hera e parë që emri i Bajramit lidhet me një transferim të mundshëm tek Sassuolo, pasi edhe në verë palët ishin shumë pranë marrëveshjes.

Vlera e kartonit të Bajramit vërtitet tek shtatë deri në tetë milionë euro me Sassuolon që duket gati të kënaqë interesat ekonomikë të Empolit. Këta të fundit duken se i kanë bërë planet për një të ardhme pa Bajramin pasi kanë vendosur nën shënjestër Piccolin nga Verona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?