Nedved flet pas shortit: S’jam i kënaqur që na ra Ajax-i, gjesti i Ronaldos …

Shorti i Champions League nuk ishte shumë i “ashpër” me Juventusin, pasi i rezervoi Ajaxin në çerekfinalen e këtij edicioni. Menjëherë pas hedhjes së goglave, një ndër të parët që ka reaguar ishte zv/presidenti i bardhezinje Pavel Nedved.

“Nuk jemi as të kënaqur as të pakënaqur. Nxorën jashtë Real Madridin, më kanë pëlqyer shumë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Pres dy ndeshje të bukura.

Gjesti i Ronaldos? Nuk pres skualifikim, sepse është një gjest i bërë në fushë dhe do të mbetet atje. Reagoi pasi u sulmuar shumë në Madrid, e kuptoj dhe vijojmë përpara, nuk mendoj se do të ketë një skualifikim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Efekti stadium? Ekziston, ndihemi shumë mirë në shtëpi, dhe e kemi parë se sa entuziazëm kemi treguar. Kemi vendosur zemrën në fushë. Është shumë bukur të përjetosh ndeshje të tilla në Champions, për të gjithë njerëzit duhet të jetë një festë”, deklaroi Nedved pas shortit të hedhur në Nyon. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?