Neuer thyen këmbën duke bërë ski, mbyll para kohe sezonin
Manuel Neuer nuk do të luajë më për Bayern deri në fund të sezonit, pasi ka pësuar një aksident duke kaluar kohën e lirë në dëborë.
Portieri gjerman njoftoi përmes rrjeteve sociale se sezoni i tij kishte përfunduar pasi ka thyer këmbën gjatë një aksidenti në ski.
“Është fundi i një viti që mund të kishte shkuar me siguri më mirë… Teksa po përpiqesha të qetësohesha duke bërë ski, pësova një frakturë në këmbë.
Operacioni i të premtes shkoi mirë. Faleminderit doktorëve. Por më dhemb shumë që mora vesh se sezoni ka përfunduar për mua”, tha Neuer.
Portieri i dytë i Bayern këtë sezon ka qenë Sven Ulreich, i cili ka zëvendësuar denjësisht Neuer sa herë që ka luajtur.
KOHA JONË SONDAZH

