FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“New York Times” ngre alarmin: Milani përjashtohet nga Europa League

Milani siguroi pjesëmarrjen në Europa League me shumë vuajtje në fundin e kampionatit, por kuqezinjtë pritet që ta humbasin këtë mundësi, pasi do të përjashtohen nga UEFA. Lajmi i bujshëm është publikuar ditën e sotme nga gazeta prestigjioze “New York Times”. Vendimi vjen për shkak të shkeljes së “Fair Playt Financiar”.

Një goditje e rëndë kjo për kuqezinjtë që do të dëmtojë akoma edhe më shumë imazhin e tyre. Vendimi i UEFA-s për Milanin do të jepet më 15 qershor por edhe në rast se i shpëtojnë përjashtimit nga kompeticionet europiane, kuqezinjtë rrezikojnë shumë pasi mund të marrin një gjobë shumë të majme ose mund t’u bllokohet merkato për verën e ardhshme.

Nëse ky vendim do të ndodh me të vërtetë, Milani do të bëhej klubi i parë i madh që do të përjashtohet nga kompeticionet europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?