Neymar: Barcelona, gati për tripletën e famshme
Barcelona këtë sezon e sheh veten shumë pranë finales së Champions dhe është në krye të La Liga, dy pikë para Real Madrid. Gjithashtu katalanasit janë edhe në finale të Kupës së Mbretit dhe fitimi i i tre trofeve është gjë që mund të arrihet më lehtë.Fitorja 3-0 ndaj Bayern në sfidën e parë gjysmëfinale të Championsit konfirmoi momentin e shkëlqyer të formës së Barcelonës. Katalanasit dëshirojnë të fitojnë gjithçka këtë sezon dhe diçka të tillë e nënvizoi përpara mediave edhe sulmuesi brazilian Neymar, i cili ishte autori i golit të tretë në ndeshjen ndaj skuadrës gjermane. – “Sigurisht që objektivi ynë në këtë sezon është triumfi i trefishtë. Një objektiv të tillë i kishim vënë vetes edhe në fillim të sezonit por tashmë jemi më pranë realizimit të tij. Të Shtunën kemi një tjetër ndeshje të vështirë në kampionat ndaj Real Socidadit. Duhet ta fitojmë me çdo kusht këtë takim pasi vetëm nëse grumbullojmë pikët maksimale në tre ndeshjet e mbetura mund të triumfojmë në La Liga,” – theksoi Neymar.
I pyetur për një kualifikim të mundshëm në finalen e Champions dhe shanset që ka Barcelona për të triumfuar në Berlin braziliani preferoi të qëndronte me këmbë në tokë duke theksuar se për Barcelonën ka ende shumë punë për të bërë. – “Ndaj Bayernit zhvilluam një ndeshje fantastike duke kënaqur të gjithë të apasionuarit pas futbollit. Gjithsesi nuk kemi arritur ende asgjë jemi akoma 90 minuta larg ëndrrës. Bayerni nuk është dorëzuar dhe ne duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe në Mynih të Martën e ardhshme. Finalja e Berlinit? Të kalojmë njëherë Bayernin pastaj do të mendojmë për të. Jemi në garë ende 4 ekipe, dhe pavarësisht se ne jemi disi më përpara edhe Juventusi, Reali dhe Bayerni kanë lojtarë fantastikë në përbërje dhe mund të surprizojnë këdo”.
KOHA JONË SONDAZH

